Atë Nikolla: Pesë mijë shqiptarë të Kosovës janë ortodoksë
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Kosovë, atë Nikolla, ka folur për ardhjen e tij dhe zhvillimit të punës në Kosovë nga Shqipëria.
Ai ka theksuar se mori ftesë për të ardhur në Prishtinë për të ushtruar punën e tij.
“Ideja faktikisht nuk ka qenë vetëm e imja që të vijë në Kosovë. Pra unë edhe jam kënaqur që e kam marrë këtë mision për sipër”, u shpreh atë Nikolla.
Në fund, ai theksoi se sa kosovarë janë ortodoksë.
“Ka pesë mijë ortodoksë shqiptarë të Kosovës, kryesisht janë nga Prishtina”, ka thënë atë Nikolla në Klan Kosova.