Sekuestrohen 300 kilogramë eksploziv në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës janë gjetur e sekuestruar 300 kg eksplosiv në Vërmicë
Këto mallra ishin vendosur në bagazhin e një automjeti, raporton Zeri.info.
“Gjatë intervistimit, pala ka deklaruar se nuk posedon mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në disa thasë dhe pako, me peshë të përafërt rreth 300 kilogramë, të cilat ishin të fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi”, thuhet në njoftim.
Sasia e mallit është ndaluar, kurse ndaj personit të dyshuar është inicuar procedurë për kundërvajtje doganor.
“Dogana e Kosovës mbetet plotësisht e angazhuar në parandalimin e çdo forme të kontrabandës dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mallrat e rrezikshme. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv , ajo do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera. /Zëri