Trajneri i Rubin Kazanit mbron Mirlind Dakun dhe kritikon Shqipërinë: Po i mbingarkojnë me stërvitje
Trajneri i Rubin Kazanit Rashid Rakhimov ka kritikuar kombëtaren e Shqipërisë që po i mbingarkon lojtarët me stërvitje, ndërsa më vonë nuk po iu dhanë asnjë minutë.
Daku qëndroi në stol në dy ndeshjet e muajit nëntor te Shqipëria, ku Sylvinho e pa vetëm si zgjedhje të tretë.
Rakhimov ka kritikuar Sylvinhon për gjendjen e Dakut, me këtë të fundit që duket se ka mbetur i lodhur, derisa dha lëvdata për Franco Fodan.
“Fola me Dakun për të hequr presionin nga ai. E telefonova dje. Pasi u kthye nga ekipi kombëtar, e telefonova. I thashë se nuk më pëlqente mënyra se si po punonin në ekipin kombëtar. Ne marrim informacion për ngarkesën e punës te Shqipëria dhe Kosova dhe pamë se si punonte Daku pa luajtur”.
“Ishte e qartë se nuk ishte i tonifikuar. Trajneri në Kosovë është gjerman. Dhe ai nuk e ka idenë që nëse nuk luan, nuk stërvitesh. Por me Dakun, volumi ishte për të ardhur keq”.
Ai ndër të tjera zbuloi edhe bisedën me Dakun, kurse shtoi se ka raste kur as Lionel Messi nuk shënon gola, prandaj nuk duhet ta mbajë afër vetës.
“E pyeta, ‘a nuk po bën asgjë?’. Po i mëson profesionalizëm. Po i japim një program për ta mbajtur të përgatitur. I thashë që edhe Messi ka periudha kur nuk shënon. Ju nuk duhet të mendoni për këtë, duhet të kryeni punën tuaj. Duhet të vlerësoni se si liga ka filluar t’iu trajtojë. Të gjithë po të shikojnë. Sot bëri punë shumë të mirë dhe bëri atë që di ta bëjë më së miri”.
“Është e qartë që ai sjell kualitet. Është i matur. E kemi ngritur dhe tani të themi se nuk mundemi pa të? Ne vetëm duhet të gjejmë lojtarë dhe të shtojmë të tjerë. Të gjithë e njohin atë, e studiojnë. Madje edhe kur ishte një sulm sot, trajneri i ekipit kundërshtar u ka bërtitur lojtarëve që mos ta lënë Dakun vetëm me një lojtar. Ai është aset”, nënvizoi Rakhimov.
Daku i dha fund ecurisë negative prej dy muajve pa gol, duke shënuar një gol të bukur solo të shtunën ndaj Ahmat.