Laurinë Gashi fiton medaljen e argjendtë në Podgoricë

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka shkëlqyer në “Podgorica Junior European Cup 2025”, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë e saj.

Laurinë ishte e lirë në xhiron e parë dhe më pas shënoi fitore me Ippon ndaj polakes Tetiana Kyryliuk në çerekfinale. Në gjysmëfinale, ajo triumfoi sërish me Ippon, duke mposhtur kroaten Valentina Zivkovic.

Në ndeshjen për medaljen e argjendtë, Laurinë u përball me Libi Becker nga Izraeli, ku humbi me Wazaari, duke siguruar kështu vendin e dytë në podium.