Florentino Perez bën thirrje për futboll falas për tifozët, kritikon ashpër UEFA-n

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka dhënë edhe një herë një deklaratë të ashpër kundër UEFA-s, duke theksuar nevojën për ta bërë shikimin e futbollit falas për të gjithë tifozët.

Florentino Pérez bëri disa komente që bënë bujë në asamblenë vjetore të Real Madridit.

“Tifozët duhet të kenë mundësinë të shikojnë futboll falas”, deklaroi Perez.

Presidenti i Real Madridit vlerësoi FIFA-n për ofrimin e një mundësie të tillë, ndërsa kritikoi ashpër UEFA-n.

Faleminderit FIFA-s që e kuptoi këtë duke futur transmetime falas në Kupën e Botës për Klube. Shoh vetëm një arsye pse UEFA nuk bën të njëjtën gjë: ata kanë frikë se mos humbasin të ardhurat e tyre të mëdha.

Sipas Perez, modeli komercial i futbollit evropian duhet të rimendohet dhe autoritetet duhet t’i japin përparësi tifozëve mbi fitimet e tyre.