Prishtina pëson humbje nga Malisheva

Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi nga Malisheva, në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e futbollit kosovar.

Edhe pse favorit, Prishtina nuk ishte në natën më të mirë, duke pësuar disfatë me rezultat 0-2.

Mysafirët e nisën shumë më mirë nga fillimi, ku Assane Diatta shtangu të gjithë pas vetëm pesë minutave lojë për të kaluar Malishevën në epërsi.Për senegalezin ky ishte goli i parë në fanellën e Malishevës.

Ndërsa, ishte Altin Aliu që realizoi nga pika e bardhë për ta vulosur fitoren e Malishevës (20’).

Prishtina ishte më dominuese në posedim, si dhe krijuan rastet më të mira megjithatë shumë larg finalizimit.

Skuadra e Arsim Thaqit mbetet lider me 26 pikë, tri mbi Ballkanin e Dritën ndërsa Malisheva ngjitët në pozitën e pestë me 19 sosh.