Pas reshjeve të shiut nis bora e parë në pikat turistike Theth e Razmë
Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.
Në rrugën qafë Thore-Theth kanë nisur reshjet e borës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.
Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.