Arbër Hoxha shkëlqen me dy gola në triumfin e Dinamo Zagrebit

Sulmuesi Arbër Hoxha ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike. Këtë herë në triumfin e Dinamo Zagrebit ndaj Varazdin.

Dinamo fitoi me rezultat 3-1, ku dy golat u shënuan nga ylli shqiptar.

Fillimisht, Hoxha realizoi me kokë pas harkimit të Lisicas për ta dyfishuar epërsinë pas 37 minutave lojë.

Ndërsa, më vonë me një goditje maestrale e vulosi çështjen e fituesit pas asistimit të Zajc (53’).

Nga “SofaScore”, Hoxha u vlerësua me notën 8.3. Përpos golave, kompletoi 23 nga 26 pasimet e mundshme, kurse kishte tre goditje brenda kornizës së portës. Ndër të tjera, kompletoi edhe katër driblime.

Forma e mirë që kishte te Shqipëria duket se i ka ndihmuar Hoxhës, i cili do të synojë të jetë në formë për t’i ndihmuar “Kuq e Zinjtë” që të kualifikohen për herë të parë në Kupën e Botës gjatë muajit mars.