Postuan foto me kafshë të vrara, arrestohen tre persona për gjueti të paligjshme na Malishevë
Tre persona janë arrestuar në fshatin Astrazub të Malishevës.
Policia ka bërë të ditur se ata dyshohet se kishin kryer gjueti të kundërligjshme, pasi që në rrjete sociale kanë postuar foto me kafshë të vrara.
“Me vendim të prokurorit janë sekuestruar tri pushkë gjuetie, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri