Orari dhe gjyqtarët për xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës
Xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës fillon të premten, ndërsa mbaron të martën me katër ndeshje në orar, njofton Federata e Futbollit e Futsallit, transmeton “Zëri”.
Të premten, FC Drenica pret FC Drenasin në Skenderaj.
Të shtunën janë në orar dy takime, ku FC Trepça ballafaqohet me FC Malishevën, ndërsa FC Mabetex Prishtina pret FC KEK-un.
Të martën do të luhet përballja mes FC Shtimja 26 dhe FC Liqenit.
Këtë xhiro pushon FC Prishtina 01. Kjo për shkak të angazhimeve në arën ndërkombëtare. /Zëri