UEFA zyrtarizon oraret: Kosova dhe Shqipëria si mysafire për biletën e finales së play-off-it

UEFA ka zyrtarizuar sot oraret e ndeshjeve të play-off-eve për kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Kuqezinjtë do të përballen si mysafir me Poloninë, në orën 20:45, ndërsa stadiumi i këtij takimi pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Nëse Shqipëria siguron kalimin e kësaj sfide të vështirë, atëherë në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Po ashtu, në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe Kosova, e cila do të luajë jashtë fushës si mysafir ndaj Sllovakisë.

Orari i plotë i gjysmëfinaleve të play-off-eve (26 mars 2026):

Nga ora 18:00:

Turqi – Rumani

Nga ora 20:45

Itali – Irlanda e Veriut

Uells – Bosnjë e Hercegovinë

Ukrainë – Suedi

Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë

Danimarkë – Maqedoni e Veriut

Republika Çeke – Irlandë.

Ndeshjet finale do të luhen më 31 mars, të gjitha në orën 20:45, ku do të vendosen edhe ekipet e fundit evropiane që do të sigurojnë biletën për Botërorin 2026.