Renditja e re e FIFA-s, Kosova me rekord historik pas rezultateve të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një rekord historik në përditësimin më të ri të FIFA-s, pas rezultateve pozitive në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” kanë siguruar kualifikimin në play-off të Kupës së Botës 2026, pasi u pozicionuan në pozitën e dytë në Grupin B, aty ku për kundërshtarë kishin Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Këtë kampanjë Kosova e mbylli me tri fitore, dy barazime dhe një humbje, teksa së fundmi mposhti Slloveninë në Lubjanë, ndërsa luajti baras 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.