Avokati Mishetiq thotë se i vetmi problem për mbylljen e çështjes është dëshmia e Bislim Zyrapit

Mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, tha se i vetmi problem për të mbyllur çështjen e tyre është dëshmia e Bislim Zyrapit, për të cilin ata kanë bërë kërkesë që ta shtojnë në listën e dëshmitarëve të tyre.

“Në qoftë se ka një mocion jogojror ne edhe mund ta mbyllim, i vetmi problem që kemi ka të bëjë vetëm me W04752, që mund të na pengojë që ta mbyllim çështjen”, tha Mishetiq.

Mishetiq theksoi se ka mundësi që mund të marrin dëshmi shtesë sipas Rregullës 153 dhe se nuk parashikojnë që të ofrojnë dëshmi shtesë me shkrim.

“Nuk kemi dëshmitarë shtesë por kemi mocion në bazë të Rregullit 153 dhe bazuar në atë mbase mund të duam të thërrasim dëshmitarë shtesë në bazë të Rregullës 153. Sa i përket dëshmive me shkrim, nuk parashikojmë që të ofrojmë dëshmi shtesë. Megjithatë, duam të kemi mundësinë që të shqyrtojmë atë që na ka mbetur nga lista e provave materiale”, tha Mishetiq.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se planifikojnë që pas dy javësh të mbyllet çështja në këtë rast gjyqësor.

“Ne planifikojmë për datën e mbylljes rreth dy jave. Pas dy javësh. Pra, keni kohë të mjaftueshme”, tha ai.

Aiden Ellis i cili përfaqëson Jakup Krasniqin tha se nuk kanë ndodhje gjë dhe mbase ju duhen një deri në dy ditë për të dorëzuar listën e provave.

Trupi gjykues kërkoi një datë se kur mendojnë palët që të përfundojnë me çështjen, Mishetiq e përsëriti sërish çështjen me Zyrapin.

“Mund të them mbas zgjidhjes së çështjes së W04752. Në qoftë se na del se duhet ta thërrasim që të dëshmojë drejtpërdrejt, atëherë do ta bëjmë një gjë të tillë. Në qoftë se ka një vendim për mocionin tonë, atëherë e mbyllim menjeherë”, tha Mishetiqi. /BetimipërDrejtësi