Cakolli: Nëse nuk mbahet seanca deri në mesnatë, vendi shkon në zgjedhje të reja

Në këtë kuptim, Cakolli vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë procedurale për zhvillimin e seancës së orës 14:00, ndonëse në planin politik lënia e seancës së buxhetit të hapur mund të jetë përdorur si përpjekje për “luftë politike’’.

“Pra në kuptimin procedural nuk ka pengesë të mbahet seanca në orën 14;00 për formimin e qeverisë, mirëpo në aspektin politik mendoj që kjo seancë u la e hapur që të tentohet që e njëjta të vazhdohet në ora 14:00 me synim që të këtë pak ‘lufte politike’, por ajo çfarë ka rëndësi është që edhe nëse ka shtyrje te tille afati mbaron në mesnatë’’, thotë hulumtuesi i KDI-së.

Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, në fund thotë se pavarësisht gjithçkaje nëse deri në mesnatë nuk mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë, atëherë procesi konsiderohet i dështuar dhe Presidentja është e obliguar të shpërndajë Parlamentin dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të reja.

“Çfarë ka rendësi është që edhe nëse ka shtyrje te tille afati mbaron në mesnatë. Pra në rast se nuk ka mbajtje të seancës për zgjedhje të qeverisë deri në mesnate atëherë i bie që kanë dështuar në formimin e qeverisë dhe nesër vetët i mbetet presidentes të shpërndaje parlamentin e te vendose për datën e zgjedhjeve te reja parlamentare”, tha Cakolli për Front Online.