Fillon seanca për mandatarin, Konjufca në foltore
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e dytë të jashtëzakonshme për ditën e sotme, në të cilën pritet të hidhet në votim mandatari për kryeministër nga LVV-ja, Glauk Konjufca.
Seanca po mbahet pas seancës së parë, në të cilën dështoi votimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në seancën e 26 tetorit pati dështuar Albin Kurti që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër e të formojë qeverinë.