Granit Xhaka vjen me një postim në rrjetet sociale pas ndeshjes me Kosovën
Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.
“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.
Granit Xhaka ishte pa dyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.
Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vetë ai nuk e kishte pritur.
E tani Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale.
“Kupa e Botës 2026. Ne do të jemi aty. Mezi po pres”, shkroi Xhaka.