“Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për Asllanin, Hajdarin dhe Avdullahun

Klubi gjerman,Hoffenheimi ka bërë një postim të veçantë për tre lojtarët dardanë që i ka pjesë të skuadrës.

Klubi gjerman i ka uruar suksese Fisnik Asllanit, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.

“Fat të mbarë, djema”, shkruan Hoffenheimi në Facebook.

Megjithatë, këta dy të fundit nuk do të luajnë fare sonte, pasi selektori i Kosovës, Franco Foda nuk i ka përfshirë në listën e lojtarëve, shkaku i rrezikimit të suspendimit.

Ndeshja Kosovë – Zvicër do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 20:45.