Vetura e vjedhur në Ulpianë gjendet në Kroaci
Vetura që mbrëmë u raportua si e vjedhur në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, është gjetur sot në Kroaci.
Pronari i automjetit ka njoftuar se autoritetet kroate e kanë identifikuar veturën e tipit VW Golf 6 me targa lokale, pas verifikimeve të kryera në territorin e tyre.
Rasti ishte raportuar mbrëmë, kur ankuesi kishte deklaruar se vetura i ishte marrë nga persona të panjohur./klankosova