Shkurta komplimenton banoren 18-vjeçare të BBVK: Gjakovaret dhe pejanet janë shumë të bukura

Bisedat mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Kosovë, kanë nisur, teksa po njihen me njëri-tjetrin.

Më e reja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ishte ajo që e ka marrë vëmendjen, pasi është 18-vjeçare.

Për moshën e saj, ajo ka folur me Shkurten dhe Ibron, duke u shprehur e lumtur që ka hyrë, meqë e ka mbështetjen e familjes.

“Jo tri herë, po 10 herë kam mendu para se me hy, por përderisa e kom familjen pranë, gjithçka është shumë në rregull, tha ajo.

Ndaj saj, Shkruta nuk kurseu as komplimentet, duke i thënë “shumë e bukur”.

“Koke shumë e bukur, për mashalla. Gjakovaret dhe pejanet janë të bukura”.