Kryediplomati gjerman kërkon nga partitë që sa më shpejt të formojnë një qeveri stabile

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media.

Wadephuli deklaroi se Gjermania është investitori dhe partneri tregtar më i madh që ka Kosova.

“Gjermania, është investitori dhe partneri më i madh tregtar në Kosovë. Këto lidhje janë të vlefshme dhe esenciale, pikërisht tani kur ne evropianët të bashkohemi, sepse edhe sot të gjitha temat që i diskutuam, pothuajse të gjitha lidhen me sigurinë dhe për të ardhmen e kontinentin tonë. Më vjen mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë, qofshim anëtarë ose jo të BE-së, duhet të ia bëjmë të qartë Rusisë që destabilizimi, dezinformimi dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë”, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë, ai kërkoi nga partitë politike që sa më parë ta formojnë një qeveri të aftë, e cila do t’i krijojë institucionet e reja.

“Për shumë këndë në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile – në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim, si nga jashtë edhe nga brenda. Ne jemi të bindur që Kosova ka forcën dhe vullnetin për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, me vendosshmëri dhe stabilitet afatgjatë – kjo rrugë kërkon qëndrushmeri. Gjermania është e gatshme të ju ndihmojë me gjithë fuqinë që ka në këtë rrugëtim”, deklaroi ai.