Osmani kërkon mbështetjen e Gjermanisë për heqjen e masave dhe anëtarësim në KE, BE e NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë heqja e masave të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian është urgjente.

Ajo pas takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka thënë se presin mbështetjen e shtetit gjerman në këtë.

“Heqja e masave të padrejta të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian është urgjencë. Andaj presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë”, tha Osmani.

Ajo po ashtu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit strategjik, anëtarësimin në institucione të BE-së dhe NATO, ku ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit strategjik, anëtarësimi në NATO, Bashkim Evropian, Këshillin e Evropës dhe në çdo organizatë ndërkombëtare që forcon pozitën ndërkombëtare të vendit tonë. Në gjithë këta mekanizma ndërkombëtarë, ne synojmë të hyjmë si kontribut dhënës dhe jo si barrë. Në këtë rrugëtim, Kosova ka nevojë për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë. Andaj Shpresojmë që edhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet. Pajtohemi plotësisht me qeverinë gjermane që anëtarësimi i Kosovës në BE duhet të bëhet në bazë të meritave”, tha ajo.