Clarku i drejtpërdrejtë: Akuzat ndaj Thaçit nuk janë të qenësishme

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka deklaruar se akuzat ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nuk janë të qenësishme.

Prokurori e pyeti dëshmitarin: “Ju nuk besoni që do të ishte e drejtë që t’i atribuohej sjellja e të tjerëve Hashim Thaçit?”.

“Po”, ishte përgjigjja shkurtër e Clarkut.

Më pas, prokurori vazhdoi duke thënë: “Ju nuk dini mjaftueshëm lidhur me UÇK-në dhe më atë që ka bërë UÇK-ja gjatë gjithë luftës për të ditur se në qoftë se akuzat me të cilat përballet Hashim Thaçi në këtë gjykatë, janë të qenësishme apo jo?”.

Clarku sërish ritheksoi se Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në dhe një gjë të tillë nuk e ka parë.

“Hashim Thaçi ishte ambicioz, i artikuluar dhe i prezantueshëm, pa diskutim që nuk ka pasur kontroll dhe një gjë të tillë nuk e kam parë. Si komandant strategjik jo, nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë kërkime dhe që ta vërtetohet ky qëndrim. Nuk ekzistonte një tjetër ku shkruheshin gjërat”, u shpreh dëshmitari.