Dyshohet për një të vdekur në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person dyshohet se ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, mesditën e së martës (sot).
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 32-të, në drejtimin Prizren - Suharekë.
“Rreth orës 11:40 Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren – Suharekë, kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, ka treguar Krasniqi. /Zëri