Tensione mes moderatoreve kosovare gjatë emisionit: Po flet si të ishte në çerdhe, je e pasjellshme [video]

Një moment i tensionit është parë në ekranet e televizionit mes dy moderatoreve gjatë emisionit, të cilat duket qartë se nuk e kanë në qejf njëra-tjetrën.

Në emisionin e fundit “Shoqet” që transmetohet në Klan Kosova, moderatorja e emisionit Lyra Gashi ka pasur një përplasje me panelisten dhe kolegen e saj të televizionit Arbreshë Uka, të cilën e ka cilësuar si të pasjellshme, derisa në studio po diskutohej tema “Trauma që ndjek dashurinë”, transmeton Zeri.info.

“Arbëresha po flet si të ishte në çerdhe, nuk je e sjellshme”, i thotë Lyra, derisa Arbresha e fton të bëjë vlerësimin pas emisionit.

Më poshtë mund të shihni momentin e përplasjes në video nga minuta 52:45. /Zëri