Policia e shpall në kërkim të riun nga Peja, i dyshuar për disa vepra penale
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një të ri nga Peja, i cili dyshohet për disa vepra penale.
I kërkuari është Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i cili dyshohet për mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, lëndim i lehtë trupor dhe kanosje, transmeton Zeri.info.
Policia ka publikuar edhe foton e të kërkuarit, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e tij.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se për rastin e njëjtë, tashmë dy nga të shpallurit në kërkim janë dorëzuar në Polici.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Pejë, 18 nëntor 2025
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, duke u bazuar në Ligjin për publikimin e fotos me shënime të personave të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, lëshon këtë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Ju njoftojmë se dy prej personave të shpallur në kërkim:
Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë.
Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë.
Janë dorëzuar në Polici dhe nuk figurojnë më si persona në kërkim.
Aktualisht, në kërkim nga Policia e Kosovës mbetet:
Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005, në Pejë.
I dyshuari kërkohet për këto vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese:
192 dhe 0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë.
E-mail: info@kosovopolice.com