E zuri lisi, humb jetën një kosovar në Mal të Zi

Bislim Sopa nga fshati Gadime e Lipjanit ka humbur jetën tragjikisht në Mal të Zi.

I ndjeri dyshohet se është goditur nga një lis që e ka zënë gjatë punës.

Mediat lokale raportojnë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Gadime, në orën 13:00.