Pas djegies së valixheve shpërthen debati në shtëpi, Alba: Jam e prekur nga vendimi i produksionit, jo Londrimit
Në Big Brother VIP Kosova tensionet janë ngritur në nivel tjetër, pasi banori Londrimi vendosi të digjte valixhet e gjithë banorëve të tjerë, duke i çuar automatikisht të gjithë në nominim.
Ky veprim ekstrem solli reagime të menjëhershme dhe debat të fortë brenda shtëpisë.
Ndër zërat më të fortë kundër këtij akti ishte Alba Pollozhani, e cila shprehu hapur pakënaqësinë e saj.
Ajo u shpreh se nuk ishte e prekur nga vendimi personal i Londrimit, por nga mënyra si e gjithë situata u mundësua nga loja dhe rregullat e formatit.
Alba u shpreh: “Nuk jam e prekur nga vendimi i Londrimit, por nga vetë loja që e ka formuar vetë produksioni dhe formati. Sepse ajo është gjëja ime personale, dhe edhe një euro të kushtonte, nuk ka të drejtë askush t’i prekë dhe t’i djegë gjërat e mia personale”.
Në diskutim ndërhyri edhe moderatori Alaudini, i cili sqaroi: “Në rregull, por produksioni nuk i dogji ato”.
Megjithatë, Alba këmbënguli se përgjegjësia përfundimtare i takon formatit: “Po tani, vendimin produksioni e dha”.
Ajo shtoi se nuk e kishte problemin me Londrimin personalisht, por me faktin që Big Brother lejoi një lëvizje të tillë dhe mori një vendim që prekte drejtpërdrejt sendet e saj personale.
Në fund Alaudini tregoi për publikun se valixhet nuk janë djegur, por këtë gjë nuk u a tregoi banorëve.