Reagimi qesharak i Anisës pas rikthimit të Edit në Big Brother VIP Kosova
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nisi me një surprizë: rikthimin e Eduart Kuqit, të njohur nga publiku si Edi, një prej banorëve të sezonit të kaluar.
Edi, i cili në BBVK3 u largua vullnetarisht pas disa situatave të tensionuara brenda shtëpisë, është futur sërish si pjesë e këtij edicioni, duke sjellë menjëherë reagime të shumta nga publiku, por jo vetëm.
Ndër të parat që reagoi ishte ish-banorja Anisa Veseli, me të cilën Edi kishte ndarë një raport të ngushtë gjatë qëndrimit të tyre në sezonin e tretë.
Gjatë muajve të verës, dyshja është parë shpesh bashkë edhe jashtë formatit, duke nxitur spekulime të vazhdueshme për një lidhje të mundshme.
Në momentet kur Edi po hynte në shtëpinë e BBVK4, Anisa publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbuluar fytyrën dhe duke qeshur, të shoqëruar me dy emoji duke qeshur me lot, një reagim që shumë e kanë interpretuar si përgjigjen e saj të parë ndaj rikthimit të tij në reality show.
Reagimi i saj tashmë ka ndezur diskutime të reja mes ndjekësve, të cilët presin nëse Anisa do të shpjegojë më shumë për reagimin, apo nëse zhvillimet brenda shtëpisë do të sjellin të tjera reagime nga jashtë. /telegrafi