Nëna e raporton të zhdukur djalin e mitur në Prishtinë

Një i mitur është raportuar i zhdukur në Prishtinë.

Një nënë ka raportuar se djali i saj i mitur ishte zhdukur më 10 nëntor, ndërsa nuk dihet për vendndodhjen e tij, transmeton Zeri.info.

“Rr. ‘Bill Klinton’, Prishtinë, 10.11.2025 - NN. Më 17.11.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj - i mitur, me datën e lartcekur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri