Shkatërrohet sasi e madhe e drogës në Prizren
Gjatë së hënës në Prizren është shkatërruar një sasi e madhe e substancave narkotike, që ishte konfiskuar në raste të ndryshme penale.
Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, në përputhje me procedurat standarde të veprimit, raporoton Zeri.info.
Bëhet e ditur se gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:
Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram
Kokainë: 886.89 gram
Heroinë: 7 kg e 788.7 gram
Bimë kanabis: 8 copë
Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram
Kërpudha narkotike: 155.7 gram
Monedha të letrës: 160 euro
Valixhe (çantë): 3 copë