“Millosheviqi e quante terroriste UÇK-në”, Clarku: I thashë “s’mund t’i dëbosh njerëzit nga shtëpitë e tyre”

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë foli për atë se si e shihte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk kishte shumë gjë për të parë lidhur me UÇK-në, nuk mund të bëje shumë gjë për UÇK-në, sepse kryesisht nëpër radio, nuk mund të thuash se kishim të bënim me dy forca paralele. Nuk mund të identifikonim dy forca kundërshtare”, tha Clarku.

Pos të tjerash, Clarku thotë se derisa ishte në Beograd në atë kohë, ai u takua me Sllobodan Millosheviqin, të cilit Clarku tha se iu kërkua të tërhiqte të gjitha forcat.

“Millosheviqi na tha me inat se do t’i tërheqin edhe ato, ishte me inat, sepse ne e kapëm me diçka. Nuk ishte i qartë nëse ai u mërzit me ne, pasi ne i vumë në dukje këto mangësi të tij, që ne ia vumë në dukje që nuk i kishte tërhequr të gjitha forcat e tij”, tha ai.

Megjithatë, sipas Clarkut, ky takim nuk rezultoi me sukses.

Por, në takimin e radhës që pati gjenerali i pensionuar me Millosheviqin, Clarku tha ushtarët e UÇK-së i quajtën terroristë.

“Unë i thashë, nuk do ta zgjidhësh këtë bisedë kështu. Nuk mund t’i dëbosh të gjithë njerëzit nga shtëpitë e tyre. Por as kjo bisedë nuk zgjodhi gjë”, u shpreh Clarku.