Clark: S’ka pasur kontroll civil mbi UÇK-në, s’është e mundur të ketë hierarki pa qenë në dijeni SHBA-ja

Gjenerali Wesley Clark tha në Hagë se nuk ka pasur kontroll civil mbi UÇK-në.

Madje ai mohoi se ka mundësi që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional dhe të mos ishte në dijeni SHBA-ja dhe NATO-ja.

Kur u pyet për kontroll civil, dëshmitari u përgjigj me “Jo, nuk ka pasur”.

E më pas dëshmitari u pyet se a do ishte e mundur për UÇK-në që të kishte një zinxhir komandues funksional dhe të mos e dijë SHBA-ja.

“Absolutisht jo”, u përgjigj Wesley Clark.

Përpara kësaj, dëshmitari u pyet se a ka pasur strukturë politike në Kosovë.

“Unë e dija që zoti Rugova më përpara kishte qenë në burg disa herë, por e dinim që ai kishte një pasues në Kosovë, megjithatë e dinim që struktura nuk është efektive. Edhe nëse ekzistonte kjo si fuqi, nuk ishte e lidhur me rezistencën e armatosur. Ishte komplet e veçantë, e ndarë”, u përgjigj Clarku. /BD