Mbyllja e kanalit të emisionit “Logjikonomia” në Youtube, deklarohet Fisnik Ademi

Aktori Fisnik Ademi, në rolin e moderatorit në emisionin satirik “Logjikonomia”, është deklaruar lidhur me mbylljen e kanalit të Youtube-s.

Ademi në një prononcim për Insajderin ka thënë se nuk dihet arsyeja e mbylljes së kanalit.

“Nuk po dihet ende se çka ndodhi. Janë duke punuar për ta rikthyer kanalin”, ka deklaruar Ademi.

Aktualisht, në platformën e Youtube-s episodi figuron se është rikthyer.