Raportohet se janë arrestuar katër gjuetarë serbë brenda territorit të Kosovës

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar sot në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.

Sipas burimeve të RTK-së, fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin dhe më pas është kryer arrestimi.

"Janë arrestuar 4 gjuetarë serbë në Sfircë, brenda territorit të Kosovës, nga KFOR-i dhe KFOR-i e ka thirr Policinë e Kosovës. Ata janë në mbajtje", i kanë thënë burimet RTK-së.

Të arrestuarit aktualisht ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.