Ra në shina e u shtyp nga treni, shpëton mrekullisht 45-vjeçari në Hamburg

Një burrë i mbijetoi shtypjes nga një tren në Hamburg, pasi ra mbi shina.

Policia federale raportoi se 45-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra nga platforma në stacionin kryesor të Hamburgut rreth orës 02:45 të mëngjesit, transmeton Klankosova.tv

Pasagjerët që prisnin u përpoqën ta paralajmëronin burrin për trenin që po vinte, por nuk arritën ta parandalonin aksidentin.

Policia dhe shërbimet e emergjencës arritën ta lironin burrin duke e shtyrë trenin prapa. Burri u dërgua në spital me lëndime të rënda, përfshirë një krah të thyer.

Pas shqyrtimit të deklaratave të dëshmitarëve dhe pamjeve filmike, policia njoftoi se nuk kishte të bënte me tentative vetëvrasjeje.