PDK-ja e çon në Gjykatë Supreme çështjen e zgjedhjeve në Mitrovicë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i rrëzoi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ankesën dhe kërkesën për rivotim në Mitrovicë, si pasojë e asaj që ata argumentojnë të ketë pasur manipulim zgjedhor, përkatësisht referuar fletëvotimeve me shpërputhje të numrave serikë.
PDK-ja e ka çuar në shkallën e fundit të gjyqësorit të rregullt, në Gjykatë Supreme, duke konstatuar se PZAP-i bëri vlerësim të gabuar të gjendjes faktike dhe shkelje esenciale të dispozitave ligjore.