FFK: S’është ëndërr… Kosova është në Playoff për Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës mbrëmjen e së shtunës ka shkruar histori.

Për herë të parë, ajo siguroi Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 pasi mposhti Slloveninë 0-2.

Një ditë pas këtij suksesi, Federata e Futbollit të Kosovës thotë se sot e kuptuan që kjo arritje nuk ishte thjesht një ëndërr.

“U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026!. Krenari e pafund për djemtë tanë!”, ka shkruar FFK-ja në Facebook.