Iu gjetën dy kallashnikovë dhe rreth 137 fishekë, arrestohet një person në Stançiq të Gjilanit

Një person është arrestuar mesditën e së shtunës në fshatin Stançiq të Gjilanit, pasi që gjatë bastisjes në një nga pronat e tij Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy kallashnikovë dhe rreth 137 fishekë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Stnqiq, Gjilan 15.11.2025 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në një nga pronat e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë AK-47, rreth 137 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri