Mallrat e huaja dominojnë në tregun kosovar, ekonomia e varur nga jashtë

Mallrat e huaja po dominojnë edhe më tej në tregun kosovar. Prodhimi vendor ka ngecur e importi nga shtetet e tjera vazhdimisht është në ngritje.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se eksporti i mallrave në shtator të këtij viti arriti vlerën e 85.8 milionë eurove, ndërkaq importi mbi 606 milionë.

Përkthyer në përqindje i bie se importi në shtator të këtij viti ishte për mbi 19% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thotë kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi.

" Një prej faktorëve kryesor të rritjes së importit është normalisht edhe mungesa e eksporteve sepse trendi i eksportit nuk është tu shku paralelisht me rritjen e importeve” tha Ajvazi për RTK .

Njohës të ekonomisë tregojnë arsyet se pse është rritur importi në Kosovë.

”Kjo vjen edhe si pasoj e rritjes së çmimit të energjisë kostos së lartë për ndërtimin e objekteve për të prodhuar në Kosovë si dhe konkurrencën e padrejtë që shpesh vendet tjera ja krijojnë Kosovës. Që të rritet prodhimi vendor duhet politika mbështetëse me financa me politika strukturore dhe ligje me qëllim që të rritet saisa e prodhimit të produkteve në Kosovë”, tha Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë.

Në anën tjetër Kosova më së shumti ka eksportuar produkte minerale, pajisje mekanike e elektrike dhe ushqime, pije e duhan.