Alarmi për bombë në Prishtinë rezultoi i rremë, mjeti i dyshuar nuk ekzistonte
Mbrëmë në lagjen “Pejton” të Prishtinës, Policia e Kosovës u njoftua për një mjet të dyshimtë.
Megjithëse, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, alarmi për bombë doli të jetë i rrejshëm.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha ai.