Foda pas ndeshjes: Nuk po mendoj për Play-off-in, e kemi ndeshjen me Zvicrën
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka qëndruar i qetë pas kualifikimit historik në Playoff-in e Kupës së Botës.
Kosova mundi Slloveninë 0-2 sonte, dhe siguroi vendin e dytë që dërgon në atë fazë.
“Mendimet e mia janë të fokusura te ndeshja e së martës kundër Zvicrës”, ka deklaruar Foda në konferencë për media.
“Tek pas asaj ndeshjeje do të fillojmë të mendojmë për ndeshjet e marsit”.
“Është akoma shumë herët për të filluar të mendojmë për to”.