Pedri veçon këtë talent të Barçës
Mesfushori i mrekullueshëm i Barcelonës e ka veçuar një talent në kontingjentin e pasur të akademisë së klubit katalunas.
“Te Barça kemi shumë talente, por një që më pëlqen me siguri është Dro”, ka thënë Pedri.
“Ai është shumë i mirë, ka plot cilësi, gjithçka duket se i vjen lehtë”.
Përndryshe, Dro e kishte përmendur Pedrin si idhullin e tij disa muaj më parë.