Përfund numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.

KQZ-ja kishte pranuar mbi 12 mijs pako të supozuara me vota, që kishin ardhur nga 22 shtete, transmeton Zeri.info.

Detajet rreth numërimit të votave më poshtë i gjeni më poshtë:

Procesi i vlerësimit deri më tani:

Të pranuara në Kosovë: 12,018 pako

8,932 të aprovuara

3,086 të refuzuara

Arsyeja kryesore e refuzimit:

Mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.

Gjatë 11–12 nëntorit janë tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete.

Numri i votuesve të regjistruar për postë për këto komuna: 29,752.

Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.

2. Të premten, KQZ ka numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vnevotime të veçanta dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.

Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.