Bie në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
Një persona ka vdekur të premten në fshatin Mirash të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se ai ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ku ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri