Aksident i rëndë në Prizren, vetura godet dy këmbësorë
Një veturë ka goditur dy këmbësorë në Prizren sonte rreth orës 18:00.
Kjo është konfirmuar për klankosova nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Vetura ka goditur dy këmbësorë në rrugën ‘Wesley Clark’ në Prizren. Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime më të rënda, njëri më të lehta”, tha ai.
Bytyqi njëherësh ka njoftuar se autoritetet përkatëse tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.