Tentoi ta vrasë djalin, kapet pas disa muajsh babai në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar seështë arrestuar një person  me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim nën dyshimet se ka tentuar ta vrasë djalin  e tij.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

“ Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.