Shkëlqen Leo Messi me gol e asist, Argjentina e fiton miqësoren ndaj Angolës [video]

Argjentina e ka fituar miqësoren ndaj Angolës, sfidë ku shkëlqeu kapiteni Lionel Messi.

Ashtu siç pritej, Argjentina ishte shumë herë më e mirë për të triumfuar me rezultat 0-2.

Lautaro Martinez pasi mori një asistim të bukur nga Leo Messi e zhbllokoi rezultatin (42’).

Ndërsa, dyshja bashkëpunuan sërish veçse kësaj radhe ndryshuan vendet. Pra, Martinez asistoi kurse nga afërsia shënoi Messi për ta vulosur fitoren (82’).

Argjentina ndërkohë në muajin mars do ta zhvillojë “La Finalissima” kundër Spanjës./telegrafi