Situata e sigurisë në Kosovë diskutohet mes Ulutashit dhe përfaqësueses së Greqisë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneral Ulutash shpalosi angazhimin e KFOR-it për të nxitur një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thekson se Ulutash ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke theksuar mbështetjen e qëndrueshme të Greqisë ndaj misionit.