36-vjeçari shqiptar në Francë vret bashkëshorten dhe më pas veten, djali 3-vjeçar ndodhej në banesë [video]

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest të Francës pasi një cift bashkëshortësh shqiptar nga Korça janë gjetur të pajetë brenda apartementit të tyre.

Policia Franceze ka raportuar se Andon Janaqi 36 vjeç ka vrarë me pushkë gjahu bashkëshorten e tij Anjeza Zeneli 30 vjeç dhe më pas ka kryer vetëvrjasje. Ishte një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë rreth orës 16:30 minuta të së enjtes pasi dëgjuan të shtëna.

Çifit ishin prindër të dy djemve 9 dhe 3 vjeç dhe në momentin e krimit makabër 3-vjeçari ka qënë në shtëpi sipas asaj që raportojnë mediat franceze.

Djali i madh 9-vjeçar i ciftit ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi ngjarja dhe tashmë autoritetet Franceze kanë deklaruar se dy fëmijet e mitur janë nën përkujdesjen e shërbimeve sociale të tyre.

Burime pranë grupit hetimor thonë se bëhet fjalë për femicid.

Gruaja shqiptare  e cila u vra kishte denoncuar në 23 tetor bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike duke thënë se ai ishte shumë xheloz.

Viktima më pas kishte tërhequr denoncimin e saj duke thëne se donte që bashkëshorti I saj të rehabitiltohej dhe të ishin bashkë.

Viktima e cila u vra nga bashkëshorti kishte vetëm disa ditë pasi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte qëndruar në qendrat e strehimit social pas denoncimit.

Nëna e Andon Janaqit e cila jeton ëe Korçë deklaroi se kerkon ndihmë që të marrë trupin e pajetë të djalit të saj, për ta varrosur në Shqipëri pasi nuk ka mundësi ekonomike për tërheqjen e tij.

Ajo rrëfeu se i biri vuante prej kohësh nga ankthi.

Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit tha se do të kërkojnë që nipërit e saj ti marrin për ti rritur në Shqipëri sepse nuk duan që kujdestarinë e tyre t’ia lënë shtetit Francez.

Andon Janaqi 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli 30 vjeç ishin zhvendosur në Francë 4 vite më parë dhe ishin me qëndrim të ligjshëm brenda këtij shteti.  /abcnews