Aksion i përbashkët mes Prokurorisë dhe Policisë në Rahovec, zbulohen arsenal armësh
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit, pas informacioneve të siguruara paraprakisht nga organet e hetimit.
Gjatë aksionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.
Armatimi i sekuestruar
1. Tek i dyshuari P.H.: 1 mitraloz, 1 pushkë automatike AK-47, 1 pushkë automatike (Sharc), 1 pistoletë me gas dhe 608 copë fishekë
2. Tek i dyshuari Xh.H.:
1 pushkë gjahu, 1 pushkë automatike M-47, 1 pushkë gjahu automatike M-48, 33 copë municion 12 mm dhe 329 fishekë të armëve të tjera
3. Tek i dyshuari A.M.: 2 pistoleta me gas, pa municion
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Të dyshuarit P.H., Xh.H. dhe A.M. ngarkohen me veprat penale:
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
“Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale dhe ruajtjen e sigurisë publike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse.